Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi një muaj të nxehtë me temperatura të larta që do të arrijnë deri në 35 gradë.
Sipas saj gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan. Porja paralajmëron gjithashtu një verë të thatë dhe me temperatura që do të kapërcejnë 40- gradëshin.
