Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta ndërsa bëhen bashkë për muzikën.

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi, prej kohësh është distancuar nga rrjetet sociale si edhe nga karriera muzikore. Ditën e djeshme ai festoi ditëlindjen dhe një urim special ia ka bërë moderatorja shumë e njohur Arbana Osmani, një mikeshë e ngushtë dhe shumë e vjetër e tij, ajo ka postuar një video teksa Flori dhe djali i saj Joni, këndojnë së bashku. “Gëzuar ditëlindjen Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon”,- ka shkruar Arbana. Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij.

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.

Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij. Dhe për ditëlindje, Flori e ka festuar me miqtë e famshëm në Tiranë, duke ngritur dyshimet se tashmë shumë shpejt do ta shohim edhe në skenë.

Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.

Ajo çfarë u vu re së fundmi në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij.

Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”. Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.

Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Pak javë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin. Më pas, ajo tregoi sesi po shkon miqësia e tyre, ndërsa është shprehur se e ka lënë të qetë, ndërsa shprehet se pret që ai t’i shkruajë vetë.

“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të, por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”,-tha Fifi në Top Arena.

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore. Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”,- tha Fifi.

Që prej asaj kohë Flori nuk është parë më dhe nëpër intervista për të treguar se çfarë është duke bërë me jetën e tij. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Pushime on Top” këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka përmendur emrin e këngëtarit. E pyetur se me cilin prej këngëtarëve ajo do të dëshironte të bënte një duet, Eneda është shprehur: “Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do të kisha bërë një duet me Flori Mumajesin. “Pas kësaj përgjigjeje moderatorja Eni Shehu e pyet: “Nga bëhet Flori? Këngëtarja tha: “Mirë është”! Kujtojmë që daljen e tij e fundit në skenë Flori e bëri kur performoi në sheshin ‘Skënderbej’ bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin, për të festuar dy ngjarje, 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në në korrik të 2022. Flori dukej në super formë dhe i super karikuar.

Related Posts

“Ka surpriza!”/ Meteorologu: Çfarë pritet të ndodhë me motin në dhjetor…

Meteorologu Hakil Osmani parashikon që kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Osmani bën me dije se moti gjatë dhjetorit do të…

Modelja shqiptare: Nuk mund të martohem me një varfanjak, ai duhet të fitojë më shumë lekë se unë

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në Top Channel, ku ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë…

Berisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama, në protestë…

Sali Berisha u zotua se me protesta të vazhdueshme do të rrëzojë qeverinë Rama duke synuar zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike. Berisha tha se do ta…

E fundit/ Bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim në Kamëz, humb jetën 65-vjeçari, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Një 65-vjeçar ka rënë sot nga kati i tetë i një pallati në ndërtim në zonën e Kamzës dhe ka ndërruar jetë në vend. Burime për Vox…

Nis fshesa/ Rama me “dorë të hekurt”, Lindita Nikollës i jepet detyra e re, krijohet…

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është vendosur ngritja e një Komisioni Etike për të kontrolluar rastet e mundshme të nepotizmit brenda partisë. Komisioni do…

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq, tha Fatos Lubonja gjatë një ibterviste me gazeyarin Endri Xhafo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *