Me mbërritjen e avionit shtesë Airbus A321neo – avioni më efikas dhe më i qëndrueshëm në klasën e tij, i projektuar për të reduktuar konsumin e karburantit dhe emetimet – Wizz Air do të rrisë nr e fluturimeve në 17qytete të njohura, duke ofruar më shumë fleksibilitet, lidhje më të mira dhe mundësi më të shumta për planifikimin e pushimeve verore të pasagjerëve.

Pasagjerët do të kenë më shumë mundësi për të udhëtuar drejt qyteteve të dashura italiane, perfekte për dashamirësit e kulinarisë, modës apo plazhit, si Milano (Bergamo dhe Malpensa), Torino, Genova, Napoli, Pisa, Ankona, Verona dhe Rimini.

Për ata që ndihen tërhequr nga bukuria e Francës, fluturimet shtesë drejt Parisit, Nisës dhe Lionit ofrojnë mundësi të mrekullueshme për aventura kulturore. Dhe me nisje javore të shtuara drejt Bruksel , Karlsruhe/Baden-Baden, Barcelonës dhe Madridit, eksplorimi i zemrës së Europës – nga dielli i Spanjës te qytetet termale të Gjermanisë – nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

Wizz Air do të operojë planin më të madh veror ndonjëherë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në vitin 2025, duke forcuar më tej pozicionin e saj si lider në treg. Kompania do të ofrojë fluturime drejt mbi 46 destinacioneve në Europë dhe më gjerë, duke i dhënë udhëtarëve shqiptarë mundësi ekonomike dhe të përshtatshme si për qëllime pushimi ashtu edhe për udhëtime biznesi.

Znj. Marsida Pallko, Administratore e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tha:
“Vendosja e avionit të 14-të nga Wizz Air është një dëshmi e qartë e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në tregun shqiptar. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret me shumë kënaqësi këtë zgjerim, që reflekton tërheqjen gjithnjë në rritje të Shqipërisë si një qendër kyçe e udhëtimeve ajrore në rajon. Së bashku me partnerët tanë ajrorë, mbetemi të përkushtuar në ofrimin e më shumë lidhjeve, përmirësimin e përvojës së pasagjerëve dhe një rritje të qëndrueshme për të ardhmen.”

Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimit Korporativ në Wizz Air, shtoi:
“Me shtimin e avionit të 14-të në bazën tonë në Tiranë, jemi të lumtur të zgjerojmë kapacitetet tona dhe të përmbushim etjen në rritje për udhëtime të pasagjerëve shqiptarë. Këto rritje në frekuenca pasqyrojnë angazhimin tonë të fortë ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të ofruar udhëtime të besueshme, të përballueshme dhe të qëndrueshme në të gjithë Europën. Me padurim presim të mirëpresim edhe më shumë pasagjerë këtë verë.”

Biletat për këto fluturime të shtuara janë tashmë në dispozicion në wizzair.com dhe në aplikacionin mobil të Wizz Air.

Rreth WIZZ AIR

Wizz Air operon një flotë prej 232 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar në aviacion ofron shërbim të klasit të parë dhe çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 62.8 milionë pasagjerëve në vitin 2024. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar kohët e fundit si një nga dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com dhe është shpallur “Linja Ajrore e Vitit” në 2019 dhe 2023 nga Air Transport Awards. Wizz Air është gjithashtu shpallur “Linja Ajrore me Kosto të Ulët më e Qëndrueshme” nga 2021 deri në 2024 dhe “Linja më e Mirë për Reduktimin e Karbonit” në World Finance Sustainability Awards 2024. Në vitin 2024, Wizz Air mori edhe çmimin “Grupi i Linjave Ajrore më i Qëndrueshëm në EMEA” nga CAPA-Centre for Aviation.

RRETH AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (AL)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe aeroporti më i ngarkuar në Ballkanin Perëndimor. I operuar nga Grupi Kastrati, TIA ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm vitet e fundit përmes investimeve të mëdha infrastrukturore dhe përmirësimeve teknologjike. Sot, aeroporti ofron shërbime më të avancuara për pasagjerët, kapacitete të rritura dhe ambiente moderne që përmbushin kërkesën gjithnjë në rritje për udhëtime. Gjatë vitit 2025, pritet që TIA të presë mbi 12 milionë pasagjerë, duke forcuar pozicionin e tij si qendër kryesore e lidhjeve ajrore, turizmit dhe zhvillimit rajonal.

Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me Airbus A320 me 180 ulëse, Airbus A320neo me 186 ulëse, A321 me 230 ulëse dhe Airbus A321neo me 239 ulëse.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *