Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një lajm se bashkëshorti i një punonjëses e Bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhëtuar me ish-krybashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.

Mediat raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim dhe forcë në punë.

Mbi këto lajme ka reaguar Elda Xhakollari, e cila është gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar çdo lajm.

Xhakollari në gjendje të rënduar psikologjike shkruan se bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-krybashkiakun e Tepelenës, ndërsa paralajmëron se ka denoncuar çdo person që sipas saj kanë trilluar në media.

Postimi i saj:

Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin.

Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me

realitetin tim.Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve,por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur. Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje,pse dikush shpif por ata e ndiejne gjithcka.Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri.Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta.Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!

Per me teper, dua te theksoj qarte se :BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA.Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare. Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike.Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si “kavje”per t’u gjykuar neper portale qe bëjne “lajme” me kafe dhe komente Facebook-u.

Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur.Dinjiteti im,puna ime dhe familja ime nuk janë per t’u prekur.Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.

Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.

Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale te te vertetes. Familja ime eshte lenduar rende, dhe ky dem nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjerisht.Une nuk do te hesht. Asnje portal, asnje komentues, asnje njeri qe mendon se mund te perdore lirine e fjales si arme shpifjeje nuk do te mbetet pa pergjigie.

Related Posts

Erdoğan: “Siç hymë në Karabak e Libi, mund të hyjmë edhe në Izrael”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën në Lindja e Mesme, duke lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake…

Thaçi për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Qendra e Paraburgimit në Hagë ka komentuar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbia. Në një intervistë për Frankfurter…

Shkurtimi i finacimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

Deputetja britanike Alicia Kearns deklaroi se “Brukseli më në fund po zgjohet”, duke komentuar lajmet se Bashkimi Europian po përgatitet të shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro…

Lufta në IRAN: Garda Revolucionare iraniane sulmon anijen me 5,000 ushtarë amerikan në të..!

Sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars, objektivi i një operacioni të fundit ka qenë anija amerikane USS Tripoli, një mjet zbarkues…

Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e kohës së…

Lajm fantastik për gjithë pensionsitët – 150 euro shtesë

Në Kosovë po vijojnë diskutimet për një pako të re mbështetëse financiare, që synon të lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *