Më raftë pika sa i voçkël je, pi pak qumësht, po të mos kishe ndenjur pas fustanit të Gridës do me njihje, Kokalari nuk e kursen Ervin Salianjin..
Replikat mes dy demokr atëve, duket se nuk do të ndalen. Pas ironizimit të deputetit, Ervin Salianji, duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike, Evi Kokalarin, së fundmi ka reaguar dhe kjo e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.
“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokal ari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.