Teksa i kalonin pranë, ajo u hodh në ujë disa metra më tej dhe Hismeti menjëherë është zhveshur dhe është hedhur në lumë, duke e ndjekur pas.

“Kur po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzë të vogël duke u ngjitur në gardh përpara se të ulej mbi të dhe të shikonte lumin. Ai u ndal dhe pa vajzën për t’u siguruar që ishte mirë. Kur ai bëri rreth tre ose katër hapa, ajo u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi, hoqi tutat sportive dhe u fut në ujë”, ka treguar djali i tij, Euklid Smakaj për mediat britanike.

Hismeti ka notuar për rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, niveli i ujit ishte shumë i lartë por ai arriti ta kapte 7 vjeçaren. Ai e çoi vajzën te kollona e bregut të lumit, kapi një copë metali që varej nga muri dhe qëndroi pa saj.

Një turmë e madhe u mblodh pranë lumit ndërsa drama zhvillohej rreth orës 5:30 të pasdites së të shtunës, më 17 maj.

Ajo i thoshte “më lër të shkoj” dhe bërtiste, ka treguar djali i 65 vjeçarit nga Shkodra, ndërsa bashkëshortja bërtiste “ndihmë, ndihmë” sepse nuk mund ta shihte se ku ndodhej Hismeti. Ai mbeti i bllokuar me vajzën për disa minuta dhe turma i hodhi një komerdare shpëtimi, por litari u këput.

“Ishin mbledhur rreth 200 njerëz së bashku me policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Të gjithë duartrokisnin dhe thoshin se babai im është hero. Një burrë rreth moshës së babait tim i shtrëngoi dorën dhe i tha faleminderit, po mendojmë se ishte babai i vajzës. Vajza u trajtua në ambulancë dhe më pas ekipi tha se ajo ishte autike”, ka thënë Euklid Smakaj për Metro.

36 vjeçari shkodran është një oficer sigurie nga Essex dhe i ka thënë medias britanike se babai i tij reagoi instinktivisht në një vend të rrezikshëm në lumë ku ka rryma të forta, duke mos menduar fare për sigurinë e tij.

“Në fillim, mamaja ime mendoi se edhe ai ishte mbytur. Ai është një notar shumë i mirë dhe ka vetëbesim, pasi në vendin e tij në Shqipëri shpëtoi dy ushtarë nga mbytja. Por ajo që bëri nuk ishte e lehtë, atij nuk i interesonte aspak edhe nëse do të vdiste duke shpëtuar vajzën”, ka treguar Euklidi.

Uji në Barrierën e Tamizit konsiderohet i rrezikshëm për shkak të baticave të fuqishme, vorbullave dhe rrjedhave nënujore, ujit të ftohtë dhe shkarkimeve të ujërave të zeza. Vetë Hismeti ka shpjeguar sesi veproi instinktivisht për të shpëtuar 7 vjeçaren.

Related Posts

Erdoğan: “Siç hymë në Karabak e Libi, mund të hyjmë edhe në Izrael”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën në Lindja e Mesme, duke lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake…

Thaçi për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Qendra e Paraburgimit në Hagë ka komentuar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbia. Në një intervistë për Frankfurter…

Shkurtimi i finacimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

Deputetja britanike Alicia Kearns deklaroi se “Brukseli më në fund po zgjohet”, duke komentuar lajmet se Bashkimi Europian po përgatitet të shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro…

Lufta në IRAN: Garda Revolucionare iraniane sulmon anijen me 5,000 ushtarë amerikan në të..!

Sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars, objektivi i një operacioni të fundit ka qenë anija amerikane USS Tripoli, një mjet zbarkues…

Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e kohës së…

Lajm fantastik për gjithë pensionsitët – 150 euro shtesë

Në Kosovë po vijojnë diskutimet për një pako të re mbështetëse financiare, që synon të lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *