Kjo është letra që një vajzë ka dërguar në redaksi, ku tregon se nuk i pëlqen familja e burrit.

Ajo thotë se dëshiron ta marrë burrin tek familja e vet, por do të dijë mendimin tuaj se si të reagojë.

Përshëndetje të gjithave. M’u mbush mendja që edhe unë të shkruaj historinë time në median tuaj. Do të doja të ndaja me ju problemin tim dhe dua t’ju përgëzoj për më tepër, sepse këto histori janë si një lloj terapie për ne. Kam një problem me vjehrrën time.

Me aq sa kam lexuar kam kuptuar se ka shumë vajza të reja që kanë probleme me vjehrrat e tyre. Por në të njëjtën kohë kam lexuar histori nusesh të cilat ankohen kot më kot.

Nëse vjehrra kujdeset shumë për fëmijët, ato ankohen pse kujdeset, nëse nuk kujdeset ato thonë pse nuk kujdeset. Duket sikur është e shkruar që marrëdhënia vjehërr-nuse të shkojë gjithmonë keq. Unë për vete jam vajzë, teze, kunatë, motër dhe nuse, nënë ende jo.

Nuk e di se si do të reagoj kur të kem fëmijë, por nuk mendoj se do të reagoj ashpër ndaj vjehrrës si disa nuse që njoh. Si vajzë jam normale, kam pasur edhe unë problemet e mia më nënën time dhe mjaft madje, sepse kemi karaktere të kundërt, por asnjëherë nuk mbajmë inat.

Menjëherë kalon, sepse ajo është nëna dhe gjithmonë tërhiqet më shumë një nënë se sa një vjehërr. Është normale. Por vjehrra ime në të vërtetë që po i bën gjërat sa më mirë që ka mundësi.

Jam unë ajo që jam shumë kërkuese dhe nuk më pëlqejnë ndryshimet. Fakti është se ne jemi një familje e bashkuar, falë gjyshes sime, drekojmë pothuajse çdo fundjavë me kushërinjtë, jemi të gjithë të së njëjtës moshë, me fëmijë dhe sa herë që takohemi kënaqemi shumë me njëri-tjetrin.

Edhe ajo është bërë si ne, më e dashur, më e shoqërueshme dhe vjen me qejf në drekat dhe darkat tona të fundjavës. Nëse u zgjata shumë dhe nuk e kuptuat deri tani se ku qëndron problemi po e përmbledh me pak fjalë. Mua nuk më pëlqen mënyra se si jeton familja e burrit tim.

Dua të marr burrin tim dhe të jetoj pranë familjes sime. Kërkoj shumë? Mendoj se jo sepse në fund të fundit kushdo do të mendonte se të jetosh me dashuri është më mirë se të jetosh ashtu si e bëjnë ata.

Problemet kanë filluar që në momentin që ata donin të prishnin traditën tonë duke na ftuara ata në fundjavë. I kam refuzuar një herë dhe nuk e di nëse do na ftojnë sërish. Sinqerisht nuk dua që kjo të ndodh, sepse nëse i refuzoj sërish, marrëdhënia do të përkeqësohet. E di që do të thoni se jam shumë kapriçoze dhe nuk qëndroj me këmbë në tokë por këto janë dëshirat e mia dhe për dëshira askush nuk mund të ma heq të drejtën.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *