Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka konfirmuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të sopranes së njohur, Redrina Kokona
“Sot, Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka humbur një nga zërat e saj më të bukur, sopranon Redrina Kokona. Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri. Qoftë i paharruar kujtimi i saj”, njofton TKOB.
