“Isha në spital për të bërë një gjilpërë se e kam veshin me infeskion, dhe e kam dy herë në ditë. E bëra në mëngjes, dhe shkova për ta bërë pasdite, po e njëjta infermiere vajzë e re me flokë të zeza dhe nuk ma bëri. Po mos t’i japësh lekë nuk të prekin me dorë fare te urgjenca e Elbasanit. Unë jam një qytetar që paguaj 150 euro sigurime për shëndetin tim, por nuk të prek asnjëri me dorë nëse nuk i jep 500 lekë të reja. Shkurt muhabeti!” shkrehet ai ndër të tjera.
Ky incident ka tronditur qytetarin, i cili me të drejtë ngre pyetjen se përse duhet të vazhdojë të paguajë sigurimet shëndetësore, kur nuk merr shërbimin bazë për të cilin ka të drejtë.
Ngjarja kërkon një hetim të thelluar nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që abuzuesit të dalin përpara drejtësisë.
Nuk dihet nëse drejtori famëkeq i spitalit të Elbasanit Agron Gaxho është në dijeni të se gjithë kësaj veprimtarie që ndodh nën hundën e tij. Kujtojmë se më parë Gaxho u përfshi në një skandal, kur urdhëroi pushimin nga puna të një infermiereje, me arsyetimin se kishte prishur imazhin e spitalit. Arsyeja? Ajo kishte filmuar një qytetar me karrocë që nuk mund të ngjitej me ashensor, pasi ai ishte jashtë funksioni, dhe videoja më pas u dërgua nga qytetari si denoncim për JOQ Albania.