Adriatik Lapaj – I deklaruar publikisht si i djathtë, kryetari i “Shqipëria Bëhet” arriti të renditet si forcë e tretë në rang kombëtar në zgjedhjet e 11 majit. Ai deri-tani ka mbi 60 mijë vota me partinë që drejton dhe ka fituar një mandat në qarkun Tiranë. Lapaj, madje, iu afrua shumë fitores së një mandati tjetër në qarkun Fier. Në 18 muajt e fundit, avokati nga Saranda ka qenë më aktivi në opozitë, sidomos me turin e tij në diasporë, ku gjithashtu u rendit si forcë e tretë. E djathta ka nevojë për të rinj energjikë si Lapaj.

Jorida Tabaku – Jetëgjatë në Partinë Demokratike, asnjëherë e përfolur si politikane e korruptuar apo që bashkëpunon me krimin dhe një tiranase tradicionale që rrezaton kulturë. Ajo nuk ka mbajtur qëndrimet tipike berishiste për SPAK-un dhe nuk ka zgjedhur të jetë deputete e përulur, por ka qëndruar deri-diku neutrale. Është prej vitesh një nga figurat më të votuara në PD dhe ka luajtur një rol të madh në angazhimin e demokratëve për çështje si ekonomia dhe integrimi.

Ilir Alimehmeti – Figurë paqësore, përbashkuese dhe me pozitivitet të rrallë në PD. Është një nga emrat më popullorë të viteve të fundit në këtë parti dhe ka realisht pëlqyeshmëri të lartë. Ashtu si Tabaku, ai ka mbajtur qëndrimet e tij personale në raport me drejtësinë, duke mos u përfshirë në vorbullën e deputetëve besnikë të Berishës. Është konstant, me lidhje të drejtpërdrejta me qytetarët e Tiranës, si një djalë i lindur dhe i rritur në kryeqytet.

Agron Shehaj – Pavarësisht largimit nga PD, ai mbetet një politikan i nivelit të lartë i së djathtës shqiptare. Nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni në të ardhmen e afërt apo e një rikthimi në strukturat demokrate. Rezultati i “Mundësisë” më 11 maj tregoi se ka forcë dhe ndikim në qarkun Tiranë, ku praktikisht i vetëm fitoi dy mandate. Opozita ka nevojë për stilin e tij ndryshe në politikë. Qetësia dhe sinqeriteti në publik janë dy armët e tij të forta. Sigurisht, pa përjashtuar aspektin ekonomik. Pasuria e tij ndihmon që të jetë i pavarur.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *