Në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato zgjodhi të flasë në vetën e parë në media , duke bërë të ditur prirjen e tij seksuale.
Teksa shpjegoi të gjitha projektet që po zhvillohen me artistët në këtë javë, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës, ambasadori solli në vëmendje ekspozitën fotografike me temë dashurinë të Blerta Kambos, ku sipas tij, portretizohen larmi dashurie, jo vetëm mes një femre dhe një mashkulli. Ambasadori tregon vështirësitë e hasura mbi këtë temë dhe thekson se duhet të ndryshojë mendësia në vendin tonë.
