E ftuar së fundmi në Euronews Albania, ajo ka treguar mes lotëve se sa shumë i mungon shoku i saj i jetës, gjysma e saj më e mirë. Për Edlirën dhe fëmijët dashuria e tij është akoma aty, por këshillat e tij, jo.

“Mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë. Por, ai ka lënë aq shumë dashuri pas për mua dhe fëmijët sa ne na duket sikur është aty. Pra, na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i shkurtër apo i gjatë të jetë ky rrugëtimi pa Gertin, nuk do të jetë asnjëherë pa Gertin.

Ne do ta kemi aty dhe e vetmja gjë që na mungon është kjo pjesa, na mungojnë këshillat që i kishte gjithmonë të sakta, këto parashikimet politike që i kishte gjithmonë të sakta. Dhe më mungon kjo pjesa e kësaj dëshirës, kënaqësisë që dhe ti kur arrin gjëra të vogla, i ndanim gjithmonë bashkë dhe mua më mungon kjo pjesa që nuk i ndaj me të njësoj si më përpara. Ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë”, ka thënë Edlira mes lotëve.

Gerti Bogdani, politikan i njohur demokrat, u nda nga jeta papritur më 18 Shtator në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim. Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e tij.

Related Posts

Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Edona Llaloshi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të deklarimit vjetor. Ajo është e emëruar deputete që nga prilli 2025…

Në Bashkinë e Gjirokastrës, kryetari dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA, qyteti në panik, makth analizash në Janinë

Pretendimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku kanë ngjallur reagime të forta, ku ai deklaron se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me AIDS dhe…

Ka filluar aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim….

Ndahet lajmi hidhur për Sali Berishën!!

Avokati Edmond Petraj ka reaguar pas thirrjes së Lulzim Basha në SPAK, duke deklaruar se çështja e Protesta e 21 janarit po hyn në një fazë të…

VIDEO/ Momenti kur Flamur Noka godet policët, por e pëson keq…

Pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Situata u tensionua shpejt, me përplasje fizike mes…

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *