Në fjalën përpara mediave, kreu i opozitës u shpreh se qëndrimi mbrojtës i kreut të SPAK Altin Dumani ndaj saj, sipas Berishës përbën krim. Gjithashtu, Berisha ka folur dhe për dokumentin e siguruar për gjyqtaren që ka qenë e dënuar për mashtrim.
Pjesë nga fjala e tij:
Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.
Kreu i gjykatës speciale, pseudo gjykatësja me 5 mbiemra është mashturse ordinere, e paturp e pacipë, ndërsa e deklaron në formularët e saj.
Irena me 5 mbiemra, shqiptarët duhet të mësojnë se në datën 31 shtator 2003 ka qenë e dënuar. Ka firmosur Fejzo Behaj, prorkurë për vete duke u parqitur si gruaja e Stefan Gjokës, çertifikatë e martesës tre vite mbrapa. Autorizon të drejt përfqësimi Andon Ikonomi avokat, të paraqesë çdo lloj forme të nevojshme, për heqjen e masës së dhënë.
Është dënuar nga shteti grek, ka mashtruar shtetin shqiptar, ka marrë prokurë për heqjen e masave.