Suel Çelët, Bajrët, Çyrbet, Pojat, Rrajat. Ndokët, çunat e Dubait. Londrës, Holandës, Belgjikës, Taulantët, Ulësinjtë, Beqexhinjtë, Tahirlinjtë, Xhafëlinjtë, Hoxhëzinjtë, shtëpitë e barit, licencat e hashashit. Si nuk lypin zhdukjen nga zgjedhjet të shtabet kriminale të Rilindjes, nëpër dosjet e SPAK. Si është e mundur për votuesit shqiptarë të besojnë në Strukturën e Posaçme dhe të votojnë të pandehurit e saj?! Të dy rastet marrin të njëjtën votë?

Aty ku janë zbardhur nga sky-enchro pafundësi vrasësish e trafikantësh në krah ministrash deputetësh e bashkiakësh në fushatë e në blerje votash me çdo lloj marifeti banditesk. Kjo prej 10 vitesh. Përse nuk i kërkojnë Strukturës së Posaçme prangosjen e horrave elektoralë të kokainës?! Atyre që janë pushtues të pronës e pasurive publike dhe ortakë të Ranës. Atyre mafiozëve hartues të listave të deputetëve të mazhorancës. Gjithë drejtuesit e qarqeve janë të pandehur. Shumica nëse Struktura çohej një mëngjes me kurajën e duhur do të arrestoheshin si të përfshirë në organizata kriminale. Në këtë pellg “kolumbian” si duhet ta zgjidhë Berisha qëndrimin ?!

Të kontraktojë mafiozët e mbetur të paangazhuar nga Rama?!

Të marrë me qera vrasës e grupe bandash të mbetura mënjanë nga hesapet e Ramës?!

Të premtojë se Mafia do të ketë hise në lista deputetësh të Partisë Demokratike e të përfshijë emrat e tyre?!

Të garantojë Mafian ndërkombëtare se Shqipëria do të jetë plaçkë e tyre?!

520 mijë votues besuan sërish “logos Berisha” me gjithë ortekun kriminal përballë. Prodhimet partiake të guzhinës Rama i dhanë një dorë shefit pa bërë as 24 orë opozitë ndaj tij. Madje më shumë turreshin kundër PD. Kohën e mundësinë për të folur ende gjysëm të lirë këtyre zahmetlinjve sërish ua mundëson Berisha me rezistencën ekstreme. Sepse diktatura e ndërtuar nga Rama i kurdis prej kohësh sipas portofolit, mendimtarët pro e kundër. Po të mos kishin shkuar pas Ramës “opozitarët” e rinj zelltarë ekonomie, do të ishim sot pa Ramën. Të ikë Berisha me 520 mijë vetë që mbajtën një shteg demokracie ende në këmbë. Të ikë. Dhe pastaj do jetoni në shtetin Rama ku edhe shurrën nuk do e bëni dot pa lejen e tij.

Related Posts

Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Edona Llaloshi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të deklarimit vjetor. Ajo është e emëruar deputete që nga prilli 2025…

Në Bashkinë e Gjirokastrës, kryetari dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA, qyteti në panik, makth analizash në Janinë

Pretendimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku kanë ngjallur reagime të forta, ku ai deklaron se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me AIDS dhe…

Ka filluar aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim….

Ndahet lajmi hidhur për Sali Berishën!!

Avokati Edmond Petraj ka reaguar pas thirrjes së Lulzim Basha në SPAK, duke deklaruar se çështja e Protesta e 21 janarit po hyn në një fazë të…

VIDEO/ Momenti kur Flamur Noka godet policët, por e pëson keq…

Pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Situata u tensionua shpejt, me përplasje fizike mes…

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *