Sipas tij, Partia Socialiste ka fituar një mandat me afro 10,000 vota, ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë rreth 63,000 vota, por ka siguruar vetëm një mandat. Ai kërkoi një ndryshim të ligjit elektoral dhe propozoi modelin e Kosovës, që përdor proporcionalitetin kombëtar me lista të hapura.
Lapaj falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, duke theksuar se koalicioni do të vazhdojë të luftojë për vlerat që përfaqëson. Ai shtoi se “Nisma Shqipëria Bëhet” është e hapur për ata që besojnë në këto vlera dhe është vendosur që të vazhdojë rrugën e saj pa kthim pas.
Postimi i drejtuesit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj:
Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.
Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).