Por populli nuk është budalla dhe e di shumë mirë që nuk mund të vidhen 300 mijë vota, aq sa është diferenca e thellë mes PS dhe PD-se ne rang kombetar.
Për të justifikuar humbjen katastrofë, Sali Berisha ka thirrur një protestë njësoj siç vepronte Lulzim Basha i cili thoshte “tani fillon lufta”. Protesta e thirrur më 16 maj (diten e Samitit te BE) po kthehet e gjitha në “boomerang” ne rrjetet sociale pasi demokratet dhe qytetaret kane shpërthyer me ofendime ndaj Sali Berishës.
Pavarësisht se stafi qe menaxhon “facebook-un” e Berishes i fshin komentet negative, është një “lumë” ofendimesh ndaj tij ku të gjithe i kerkojne te “jape doreheqjen” pasi e shohin si fajtorin e humbjes së thellë që pësoi PD-ja.

