Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti fjalimin në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Tiranë. Shefi i Elysee bëri thirrje nga Tirana që Europa të jetë e bashkuar në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.
Macron kërkoi të ngrihet një Sekretariat për të koordinuar punën e Komunitetit Politik Europian, duke cituar edhe kryeministrin Edi Rama në këtë drejtim.
