Rekord historikë / Shqipëria e dyta pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve

Shqipëria e dytë pas Arabisë Saudite sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor. Të paktën kështu ka bërë me dije Organizata Botërore e Turizmit (OBT).

Lajmi është shpërndarë në media sociale nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ndërkaq, nga aeroporti i Rinasit prej muajit qershor, kanë hyrë e dalë nga aeroporti kryesor i vendit 1.7 milionë personave, shqiptarë dhe të huaj. Këtë vit të dhënat e policisë kufitare në Rinas tregojnë se ka rritje me 40% të fluksit të udhëtarëve. Vetëm në korrik, numri i pasagjerëve është rritur me 37 për qind nga viti në vit në 834 mijë e 794 pasagjerë të regjistruar.

Sakaq, koncesionari pret rreth 900 mijë pasagjerë në aeroport në gusht, një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. Në vitin 2022, sipas të dhënave nga TIA, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka pritur rreth 5 milionë pasagjerë.

Më 31 korrik organi evropian i tregtisë së aeroporteve “ACI Europe” ka publikuar raportin për trafikun ajror sa i takon muajit qershor dhe tremujorit të dytë të vitit. Nga shifrat vërehet një rimëkëmbje e plotë e vëllimit të pasagjerëve, kjo krahasuar me periudhën para pandemisë.

Jashtë Bashkimit Evropian, performanca më e mirë e trafikut të pasagjerëve në qershor erdhi nga aeroportet në Shqipëri (+114.6%), e nxitur nga zgjerimi i Transportuesit Ultra-Low Cost. Ndërkohë, aeroportet në Turqi (+0.6%) dhe Rusi (+0.4%) arritën një rikuperim të plotë.

Trafiku i pasagjerëve në rrjetin evropian të aeroporteve u rrit me +28,3% në gjysmën e parë të 2023-shit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *