Opozita mund të rendisë edhe nja 20 aryse të tjera për humbjen e zgjedhjeve…

Por….

A e votuan PS-në ata fshatarët që kanë shkulur pemët apo braktisur fermat e tyre me mollë e pjeshkë, e shkojnë punojnë në fermat e grekëve, sepse këtu nuk kanë ku ta shesin prodhimin?

A e votuan PS-në ata që derdhin qumështin në rrugë, sepse tregun e ka pushtuar qumështi që vjen nga Serbia, pasi prodhimi vendas nuk mbrohet?

A e votuan PS-në ata që protestojnë, duke hedhur domate e kastraveca nëpër rrugë, sepse prodhimet e tyre nuk shiten për shkak të kostos së lartë, pasi subvencionet janë shumë të ulëta?

A e votuan PS-në ata pensionistët “e gjorë”, që për një shpërblim qesharak dergjen nëpër radhë të gjata e na bëjnë ti mëshirojmë?

A e votuan PS-në mijëra të moshuar që mezi presin paratë e fëmijëve nga jashtë për të blerë ilaçet e për të paguar dritat?

A e votuan PS-në ata prindër që kanë mbetur të vetëm nëpër shtëpi e ku nuk dëgjohen prej vitesh zëra fëmijësh?

A e votuan PS-në ata që enden dyerve të spitaleve pa ilaçe e qajnë para kamerave se po vdesin, sepse nuk bëjnë dot as kimioterapinë?

A e votuan PS-në qindra mijëra njerëz, që çdo ditë i mbushin serbatorët e makinave me karburantin që kushton më shtrenjtë se në Gjermani, Itali, Francë etj?

A e votuan PS-në ata që revoltohen në rrjet, sa herë duhet të paguajnë tarifë kur kalojnë edhe në rrugët e ndërtuara me taksat e tyre?

A e votuan PS-në mijëra e mijëra të tjerë, që sa herë lexojnë e dëgjojnë lajme për aferat qindra miliona euroshe të autostradave, tuneleve, TEC-eve lundruese, konçensioneve të sterilizmit, inceneratorëve, investitorëve strategjikë…, pra sa herë dëgjojnë nga këto, shajnë e mallkojnë: Mos u ngopshi, mos i hëngshi…

A e votuan ata që kur lexojnë lajme me arrestimet e SPAK-ut, për ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë thonë: Inshallah këmbën zvarrë. Atje shkofshi të gjithë ju që na vidhni…

E di që do të më thoni: Po kë të votojmë? Të rikthejmë sërish Berishën? E drejtë. As unë nuk e mbështes rikthimin e Berishës. Por shporta kishte më shumë se dy produkte kësaj radhe.

Të bëhesh palë me pushtetin është një gjë komode dhe fitimprurëse në këtë vend.

Unë kam zgjedhur të jem një zë kritik, pavarësisht kush ka qenë në pushtet. Sepse mendoj se të jesh kritik i shërben më shumë vendit, shoqërisë dhe demokracisë. Por, përse duhet që unë, apo disa të tjerë si puna ime, ti kërkojnë llogari qeverisë për fermerët, për pensionistët, për mungesën e ilaçeve, për korrupsionin, për taksat e larta, për çmimin e karburantit e për të tjera probleme që prekin njerëzit drejtëpërdrejtë, kur vetë ata nuk shqetësohen? Madje duken edhe të lumtur.

Ndaj unë kam vendosur ta respektoj vendimin e “sovranit”. Kjo është demokracia. (A2 Televizion)

Related Posts

Rrush prej pasurisë Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall/ Pasuria marramendëse e Ramush Haradinajt dhe Anitës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Sipas deklarimit të tij, pasuria përfshin vlera milionëshe të regjistruara…

Detaje të përmbajtjes së pakos së rimëkëmbjes ekonomike – Këta janë përfituesit e saj

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Financave, po finalizohet një pako e re e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë rreth 200 milionë euro. Dokumenti është ende në fazë përpunimi…

Moment historik! Gjykata e Lartë vendos përfundimisht për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një çështje që është në hetim nga SPAK. Vendimi lidhet me…

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Në emisionin “Rrethi Katror” këtë javë u trajtuan disa zhvillime nga vendi dhe bota që kanë tërhequr vëmendje të madhe në ditët e fundit. Diskutimet u fokusuan…

Djali i Agim Ramadanit i reagon ashpër Gecit: Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua – analfabet

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të bëra në seancën e Kuvendit të Kosovës. Debati…

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Dje është shpallur aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me një rast që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Vendimi u konsiderua i rëndësishëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *