Është fotoja e parë që ai poston pas zgjedhjeve të 11 majit dhe kalimit të heshtjes zgjedhore. Rënia e agimit mbi kryeqytetin shqiptar me një ‘pëlhurë’ të purpurtë. Një shkrepje që dukej e bërë nga këndi i PS-së dhe që shihte Tiranën nga Xhamia dhe përreth, me pyllin orbital.
“Çfarë agimi ky sot!”, shkruan Rama, duke nënkuptuar fitoren e thellë të PS-së në të gjithë vendin, teksa e shoqëron edhe me një emoji “pesëshe”, dorën me numrin 5 të fletës së votimit.