Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili nuk arriti të fitonte një mandat tjetër në Korçë ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se i jep fund karrierës së tij politike aktive, pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament,” shkruan Spaho.
