Në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”, influencerja Hatixhe Braka, e njohur si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh. Ajo ndau me publikun detaje të jetës së saj personale. Hati theksoi se vendimi për t’u ndarë ishte i vështirë, por i nevojshëm për mirëqenien e saj emocionale dhe për të ecur përpara në jetë.
