Pasi ushtroi të drejtën e votës në Surrel mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Nga “komanda e përgjithshme”, siç e quajti ai, Rama ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
