Një grua 68-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, gjatë natës në lagjen “Kongresi” në Lushnjë. Ajo vuante nga sëmundja e parkinsonit dhe humbi jetën në vend. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
