Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Kolegji i Kardinalëve është mbledhur në Konklavën tradicionale për të zgjedhur udhëheqësin e ri të Kishës Katolike. Sot, tymi i bardhë ka dalë mbi Kapelën Sistine, duke lajmëruar zgjedhjen e Papës së ri: kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur Papë dhe ka marrë emrin Leoni i 14-të.
