Ai shtoi se në këtë aeroport do të krijohen mbi një mijë vende pune, një hapësirë kjo për këdo që do të punojë në vendin e tij.
“Aeroporti do bëjë testet dhe në muajt e ardhshëm do të presë dhe do të ulë avionët e bizneseve për t’u bërë gati në vjeshtë për të hapur dyert për pasagjeret. Në Aeroport do të hapen mbi 1000 vende pune.”, tha Rama.