Kryesocialisti Edi Rama ka diskutuar rreth pensioneve të ulëta të të moshuarve. I ftuar në emisionin ‘Të Paeskpozuarit’ në MCN Tv, Rama tha se në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet, nuk kishte sistem pensioni por asistence. Rama shtoi se kjo ishte diçka kriminale dhe tha më tej se pensioni del për çdokënd në bazë të kontributeve.
