Kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë votuesit shqiptarë në Greqi, që të marrin zarfet me fletët e votimit të dërguara nga KQZ dhe t’i nisin ato drejt Shqipërisë në mënyrë që të shfrytëzojnë atë që ai e quajti si “mundësi historike” për të votuar nga jashtë kufijve të vendit.
