Atentati me 10 plumba shqiptarit në Greqi/ 51-vjeçari i dënuar më parë në Belgjikë dhe i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës

Mbrëmjen e së mërkurës, biznesmeni Andrea Kalemi nga Tepelena, 51-vjeç i cili ishte duke kaluar pushimet së bashku me familjen e tij në ishullin Pax të Greqisë, u qëllua me 10 plumba.

Adrea ose Adriatik Kalemi është një emër i njohur për autoritet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Ai është arrestuar në vitin 2001 nga RENEA për llogari të shtetit belg, pasi akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve atje.

Po ashtu 51-vjeçari lidhet edhe me dy emra të njohur që janë vrarë një vit më parë në Shqipëri. Kushëriri i tij, Aleksandër Sadikaj ndërroi jetë pasi makina e tij u hodh në erë me një sasi tritoli, teksa ishte duke lëvizur në dalje të Tiranës.

Kjo ngjarje pasoi me vrasjen e Edmond Papës në nëntor të vitit të kaluar. Për këtë ngjarje u arrestuan dy shtetas, Alban Velo dhe Andrea Bode, të dy shokë të 51-vjeçarit.

Ka dyshime se Kalemi ka qenë një nga personat e përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, edhe pse emri është në dosjen hetimore, si i dyshuar.

Ai po ashtu është ndaluar nga policia kohë ma parë, pasi bashkë me dy persona të tjerë nën efektin e alkoolit kanë kundërshtuar forcat e policisë. 51-vjeçari është qëlluar me 10 plumba, por ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë.

Ai është futur në shtetin grek më 5 gusht nga pika kufitare e Kakavijës, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.r.t/abcnews.al

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *