Kurti përplaset me Devolli Group/ Kosovë, qeveria shfuqizon licencat për 15 biznese të këtij grupi

Qeveria e Albin Kurtit shtyn më tej përplasjet me Devolli Group duke i pezulluar licencat e biznesit 15 kompanive të ndryshme që janë pjesë e këtij grupi.

Pas vendimit të padrejtë dhe arbitrar të pezullimit të licencës ndaj televizionit Klan Kosova, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë njoftoi se ka ndërmarrë të njëjtin hap edhe për 15 shoqëri të tjera tregtare.

Shkak për heqjen e licencave të biznesit kjo ministri thotë se është përmbajtja anti kushtetuese në dokumentat e regjistrimit që janë dorëzuar pranë Agjensisë së Rregjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

E gjitha kjo pasi këto biznese figurojnë të regjistruara me adresa në të cilat qytete të Kosovës konsiderohen si pjesë e Serbisë, si për shembull Prishtinë Serbia apo Mitrovicë Republika e Serbisë.

Këto hapa të ndërmarra nga Qeveria Kurti për pezullimin e licensave të bizneseve të Devolli Group u kritikuan ashpër nga Aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, ku mes tyre vendet e QUINI-it që reaguan ndaj vendimit të marrë për pezullimin e licences për Klan Kosovën.

Albin Kurti, i cili me vetëdije të plotë dhe nëpërmjet vendimeve të tij zhyti Kosovën në sanksione dhe marrdhënie të tensionuara me aleatët, duket se tashmë ka zgjedhur të nisë një luftë të re me një ndër biznesmenët më të rëndësishëm të rajonit.

Devolli Group njihet si një ndër kontribuesit kryesor të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe vitin e shkuar u vlerësua si tatimpaguesi, eksportuesi dhe punëdhënësi i vitit nga Oda Ekonomike e Kosovës./abcnews.al

Related Posts

Bëhuni gati/ Kur ndryshon ora? Akrepar shkojnë 1 orë para duke filluar nga data…

Të dielën e datës 29 mars, akrepat e orës do të kalojnë nga ora 03:00 në 04:00, duke shënuar kalimin nga ora dimërore në atë verore, ndryshim…

Erion Braçe paraqitet i buzëqeshur në SPAK, pyetet nga gazetarët (VIDEO)

Deputeti socialist Erion Braçe u paraqit mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të SPAK, duke u filmuar ndërsa hynte brenda me dokumente në dorë dhe me buzëqeshje në…

“Blini apartamente dhe prona”/ Paralajmërimi i Ramës: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do të..- Lajmi te komentet

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se çmimet e pronave në Shqipëri do të dyfishohen pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një mundësi…

PD do të hyjë në grevë urie?! Paralajmëron Këlliçi: Do përshkallëzohet…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, paralajmëroi se opozita do të përshkallëzojë aksionet e saj, duke vënë në tavolinë opsione të forta si ngujimi dhe greva e…

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere ka uruar ditëlindjen e babait të saj me një mesazh të ngrohtë dhe emocionues. Ajo e cilëson babanë si “të fortin baba” dhe i kërkon…

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *