Qeveria italiane taton bankat, miraton taksë 40 përqind të fitimeve nga normat e interesit

Italia ka miratuar një taksë prej 40% mbi fitimet që kanë bankat sa i përket normave më të larta të interesave.

Ky vendim në shtetin fqinj ka ndikuar menjëherë në tregun e aksioneve duke shënuar një rënie të ndjeshme ndërsa Qeveria Italiane deklaron se ka raporte që tregojnë se bankat italiane kanë pasur fitime rekord si pasojë e rritjes së normës së interesit, një lëvizje e bankave kjo që synon të ul nivelet e inflacionit.

BankatiItaliane thonë se ky vendim do të ketë pasoja negative për sektorin e tyre, ndërsa qeveria thotë se këto të ardhura do të përdoren për të ndihmuar mbajtësit e hipotekave dhe për të ulur taksat.

Kjo lëvizje e papritur u dakordësua nga ministrat e Qeverisë Meloni në një takim të zhvilluar në orët e vona të së hënës.

Ata u zotuan që të investojnë këto fonde për të ndihmuar familjet dhe bizneset që po përballen me rritje të kosotove të huamarrjes.

Taksa do të zbatohet për të ardhuarat neto nga interesi dhe hendeku midis normave të kredisë dhe depozitave bankare.

Nga ky vendim i qeverisë Italiane pritet të mblidhen rreth 2 milirdë euro ndërsa zëvendës kryeministri i vendit, Matteo Salvini deklaroi se mjafton të shihen fitimet e bankave për gjysmën e parë të vitit për të kuptuar rëndësinë e këtij vendimi.

Parlamenti italian ka 60 ditë kohë për të miratuar këtë dekret duke e kthyer atë në ligj./abcnews.al

Related Posts

Bëhuni gati/ Kur ndryshon ora? Akrepar shkojnë 1 orë para duke filluar nga data…

Të dielën e datës 29 mars, akrepat e orës do të kalojnë nga ora 03:00 në 04:00, duke shënuar kalimin nga ora dimërore në atë verore, ndryshim…

Erion Braçe paraqitet i buzëqeshur në SPAK, pyetet nga gazetarët (VIDEO)

Deputeti socialist Erion Braçe u paraqit mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të SPAK, duke u filmuar ndërsa hynte brenda me dokumente në dorë dhe me buzëqeshje në…

“Blini apartamente dhe prona”/ Paralajmërimi i Ramës: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do të..- Lajmi te komentet

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se çmimet e pronave në Shqipëri do të dyfishohen pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një mundësi…

PD do të hyjë në grevë urie?! Paralajmëron Këlliçi: Do përshkallëzohet…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, paralajmëroi se opozita do të përshkallëzojë aksionet e saj, duke vënë në tavolinë opsione të forta si ngujimi dhe greva e…

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere ka uruar ditëlindjen e babait të saj me një mesazh të ngrohtë dhe emocionues. Ajo e cilëson babanë si “të fortin baba” dhe i kërkon…

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *