Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës.
Tetë vjet më parë, burri dhe gruaja e tij vendosën të largoheshin nga fshati Piemonte dhe të shpërnguleshin në qytetin bregdetar të Shqipërisë.
Brigje të ndryshme nga pikëpamja mjedisore, sociale dhe kulturore por edhe nga pikëpamja tatimore, më të favorshme se në Itali. “Zbulova se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët”, shpjegon Carmine, shkruan Tg Com.
“Pensioni bruto vjen nga Italia dhe këtu shteti nuk aplikon taksa mbi pensionet”.