Portugali-Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte dhe për pasojë është dëbuar nga partia e tij.
Policia mori në pyetje Miguel Arruda të martën në aeroportin e Lisbonës dhe e akuzoi atë për vjedhje të bagazheve pasi disa nga valixhet e humbura dyshohet se u gjetën në shtëpinë e tij, shkruan The Guardian.
