Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi emergjencën të mërkurën, pasi flakët shpërthyen pranë autostradës Tel Aviv-Jeruzalem, duke çuar në evakuimin e mijëra banorëve dhe mbylljen e rrugës.

Zjarret kanë djegur mbi 5000 hektarë tokë, përfshirë 3000 hektarë pyje, ndërsa janë trajtuar të paktën 23 persona për asfiksi dhe djegie, mes tyre edhe fëmijë. 21 zjarrfikës janë plagosur gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve.

Në ndihmë të Izraelit po vijnë avionë nga Greqia, Italia, Kroacia, Franca, Spanja, Ukraina, Qiproja, Britania dhe vende të tjera europiane për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Komandanti i zjarrfikësve në Jeruzalem e përshkroi situatën si “ndoshta zjarri më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në vend”, duke paralajmëruar se lufta me flakët do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Zjarret janë përkeqësuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, duke detyruar autoritetet të anulojnë festimet për Ditën e Pavarësisë së Izraelit. Ndërkohë, ka edhe dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, ku kryeministri Netanyahu përmendi 18 arrestime, megjithëse policia ka konfirmuar vetëm 3 persona të ndaluar për zjarrvënie të mundshme.

Gjendja mbetet kritike dhe autoritetet paralajmërojnë se zjarret mund të përhapen më tej nëse kushtet atmosferike nuk përmirësohen.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *