Policia e Shtetit njoftoi sot se një nga kontribuesit në atentat është edhe tropojani, Eris Mehmetaj i cili është arrestuar.

Alfapress.al ka verifikuar se i riu është djali i ish- deputetit të Partisë Demokratike në legjistaturën 1997-2000, Xhevdet Mehmetaj, i cili pas rikthimit të Sali Berishës në vitin 2005, ka mbajtur edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve, kur drejtohej nga i ndjeri Sokol Olldashi.

Pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës ish-deputeti i Tropojës, Mehmetaj, ka qenë një nga kontribuesit dhe eksponentët kryesorë të “Foltores” dhe më pas të “Rithemelimit” të Berishës. Edhe aktualisht ai është një figurë kryesore në PD dhe në këtë fushatë, drejton një nga shtabet elektorale në Tiranë

Kujtojmë se disa muaj më parë ai dhe zyrtarë të tjerë të PD, u denoncuan nga gazetari Basir Çollaku, (Aktualisht kandidat për deputet në Dibër), si organizatorë të manipulimit të zgjedhjeve për kryetar në degën nr. 2, Tiranë.

Në atë periudhë Basir Çollaku, përmes një statusi në rrjetet sociale, denonconte atë që ai e konsideronte si farsën që po zhvillohej në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku merrte për shembull zgjedhjet që po zhvilloheshin në Njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku.

Sipas tij, qëllimi ishte manipulimi i primareve që u zhvilluan më pas në PD dhe ndërhyrja nga ata që ai i quan “të majmurit” e degës qendrore. Ai denonconte në status mbledhjet pa kuorum dhe ndërhyrjen flagrante të drejtueses së grupit të punës, Mimoza Hajdarmataj, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, si dhe zonjës Mirela Tabaku, Sokol Allaraj dhe Anisa Kadësha.

Grupi i punës, sipas Çollakut, është refuzuar nga disa anëtarë që nuk pranuan farsën dhe u zëvendësuan me vendime verbale nga persona të tjerë.

Si ndihmoi Eris Mehmetaj në atentatin e Vlorës?

Eris Mehmetaj, tropojani që ra në pranga nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka ndihmuar në ekzekutimin e Renato Hoxhajt, mëngjesin e 27 prillit.

Sipas burimeve të bëra me dije nga blutë, grupi hetimor deri më tani dyshon se Mehmetaj i ka siguruar automjetin autorit të vrasjes së Hoxhajt.

U arrestua për ekzekutimin në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i Eris Mehemtaj, rezulton që aktivitetin e tij e kishte shtrirë në shit-blerjen e pronave, ndërkohë që thuhet se ka qenë dhe mik i afërt me Roan Brahimin, një emër ky i njohur për publikun, pasi një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë iu vra dhe i ati, Gjovalin Prendi.

Nga hetimet rezulton se Mehmetaj ia kishte dorëzuar automjetin autorit para vrasjes së 58-vjeçarit, ndërsa i ishin ndërruar edhe targat me qëllim mos identifikimin nga Policia.

Eris Mehmetaj, u vu në pranga një natë më parë, ndërkohë që policia i sekuestroi telefonin e tij, brenda të cilit thuhet se kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt. Dyshohet se vrasja e këtij të fundit është porositur nga një grup kriminal që operon nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, nga një vështrim në profilin në rrjetet sociale të Mehmetaj, jo më larg se një muaj më parë, ka postuar foto nga Dubai, ku bie në sy jeta luksoze.

Renato Hoxhaj, 58-vjeç, u vra mëngjesin e 27 prillit në afërsi të banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Ai u ekzekutua me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup dhe fatkeqësisht humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishte bashkëjetuesja e tij, ajo e cila dëgjoi të shtënat dhe pasi doli jashtë gjeti partnerin e saj të shtrirë në rrugë dhe të “larë” nga gjaku.

58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij. Lidhur me këtë ngjarje blutë kanë marrë deri më tani në pyetje pesë persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij, Klodiana Rakipaj./Alfapress.al

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *