Një informacion konfidencial i ardhur nga brenda strukturës financiare të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) ka zbuluar se Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje të forta me shërbimet sekrete serbe, është paguar rregullisht me 6,000 euro në muaj nga fondi sekret i SHISH-it.

Burimet raportojnë se Andi Haxhiu është pjesë e një liste të posaçme që financohet nga shteti për “spiunë dhe ekspertë potencialë”, listë e cila miratohet direkt nga drejtuesi i SHISH-it dhe kryeministri Edi Rama. Ky rast është veçanërisht shqetësues, pasi drejtuesja aktuale e SHISH-it, Vlora Ramush Hyseni, ish-shefe e Shërbimit Sekret të Kosovës, është larguar nga detyra pas akuzave serioze për survejime të paligjshme të kundërshtarëve politikë dhe kontakte të dyshimta me shërbime sekrete të vendeve jo-mike të NATO-s dhe të interesave kombëtare shqiptare.

Ndërkohë, Andi Haxhiu paguhet zyrtarisht nga SHISH-i me arsyetimin se është koordinatori i informacioneve sekrete të sigurisë, të cilat mblidhen nga selitë diplomatike të Shqipërisë dhe agjentët e SHISH-it jashtë vendit. Ai ka akses direkt në informacione tepër sensitive, përfshirë ato të NATO-s dhe agjencive të tjera perëndimore.

Në rastin më të mirë, nëse kjo pagesë është vetëm një favor financiar, ajo përbën një shkelje të rëndë korruptive me keqpërdorim fondesh publike. Në rastin më të rëndë, emërimi dhe pagesa e tij për detyra të tilla përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë kombëtare, pasi Andi Haxhiu është djali i një figure me lidhje të forta me UDB-në dhe BIA-n serbe, Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu është i njohur si këshilltar i ngushtë i Edi Ramës prej mbi një dekade, si dhe ish-bashkëpunëtor në kabinetin e Hashim Thaçit në Kosovë. Ndërkohë, Andi Haxhiu është akuzuar publikisht se në vitin 2017 kishte një post këshilltari pranë Ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu, i cili aktualisht mban postin e Shefit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

SPAK dhe institucionet përkatëse të sigurisë duhet të nisin menjëherë hetimet për këtë skandal, duke kërkuar përgjegjësi të qarta dhe transparente për veprimet e SHISH-it dhe drejtueses Vlora Hyseni, në mënyrë që të shmanget cënimi i rëndë i sigurisë kombëtare dhe partneritetit të Shqipërisë me NATO-n dhe aleatët e saj perëndimorë./Pamfleti

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *