Altin Prenga ka ndarë videon e kryeministrit Edi Rama, i cili në një takim që kishte sot është përballur me një qytetar që i ankohej për korrupsionin në institucionet shtetërore, dhe aty ka komentuar gjithë arrogancë dhe kryebashkiaku socialist i Lezhës.

“Personalisht kemi 2 shtepi dhe katinen e pa legalizuar sepse ky vend eshte plot intriga dhe kurre nuk arrita te zhvilloj nje praktike normale me dokumenta pronesie apo leje ndertimit nga peripecite e prones ne ket vend, nderkohe qe shoh leje dhe legalizime me toka bujqesore ne det. Mendoj se kemi mes nesh shume hiena, intrigant, te korruptuar, te kultivuar ne gjakun tone dhe kerkojne vite per te ndryshu”, shkruan ndër rreshta pronari i Mrizit të Zanave.

Mirëpo, njeriu që arriti të ndërtonte një agroturizëm model që u kthye në simbol të Lezhës dhe u bë shembull për sipërmarrje të tilla në gjithë Shqipërinë, është përballur me një arrogancë të pavend të Pjerin Ndreut.

“Ne fakt atyre qe ju sherbehet me shume dhe me me korrektese qahen me shume! Nga nje verifikim sme rezulton se je pengu, as nuk te eshte kerku kurre gje si korrupsion dhe legalizimet e ndertimeve pa leje i ke ne proces! Je helmu pak dhe kapercen masen”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës, duke e akuzuar Altin Prengën se po gënjente.

Pavarësisht prepotencës së kryebashkiakut, sipërmarrësi i suksesshëm i Mrizit i përgjigjet shumë qetësisht duke i thënë se askush nuk i kishte kërkuar para në zyrat e shtetit, ama institucionet e trajtojnë si të paligjshëm në tokat e të parëve të tij.

Drejtuesi i një biznesi model që u bë shembull në Shqipëri, vazhdon të jetë i tillë prej shumë vitesh, duke bërë që resvistat më të famshme ndërkombëtare të shkruajnë për Lezhën dhe Shqipërinë, vazhdon të trajtohet në shtetin e tij, në pronën e tij, si i paligjshëm.

“Pjerin Ndreu asht e vertet se sme asht kerku kurre personalisht asnje lek dhe kush ka mundesi ta lexoje statusin tamam. Por ama sja dola nje here te vetme qe ne pronat e mija me vepru sikur kam andrru brenda ligjit por cdo here si paligjshem ne tokat e gjyshit ne fshat.

Nuk jam i revoltuar por po them se sistemin e bajne njerezit dhe po nuk ndryshuem te gjithe e kemi te veshtire me prit dicka vetem nga siper apo duke fajesu dy tre persona. Shoqeria jone eshte aq e paradoks saqe drejtori i aluiznit lezhe eshte sulmu nder portale sepse i kerkonte stafit te punonte me ore te gjata per te plotesu kerkesat qytetare”, i përgjigjet Altin Prenga.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *