Në mesin e kësaj fatkeqësie, një ngjarje tjetër e dhimbshme tronditi opinionin publik: politikan dominikan Wilmy Nova, i cili kishte dhuruar gjak për të plagosurit e katastrofës, humbi jetën vetëm një ditë më vonë, më 9 prill.

Nova, i njohur për kontributin e tij në komunitet dhe si mbështetës i Partisë së Drejtësisë Sociale, kishte marrë pjesë në fushatën masive të dhurimit të gjakut organizuar për të ndihmuar të mbijetuarit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shihej duke dhuruar gjak dhe u bënte thirrje të rinjve të bashkoheshin:

“Sot për ty, nesër për mua. Ejani të dhurojmë gjak për ata që kanë nevojë,” ishte apeli i tij emocionues.

Vdekja misterioze e politikanit

Sipas raporteve lokale, Wilmy Nova pësoi një atak kardiak të hënën. Megjithatë, dyshime janë ngritur mbi shkaqet e vdekjes së tij. Ish-këshilltarja e Santo Domingos, Elin Rosario, njëkohësisht moderatore e një emisioni televiziv ku Nova ishte bashkë-prezantues, kërkoi një hetim të plotë, duke i bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme Yeni Reynoso dhe Presidentit Luis Abinader të ndërhyjnë për të sqaruar ngjarjen.

Autoritetet kanë njoftuar se po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së tij.

Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve
Në mesin e tragjedisë, një tjetër rrëfim tronditës vjen nga Patricia Ovalles, një nga të mbijetuarat që u nxor nga rrënojat pas gati gjashtë orësh e bllokuar nën trupat e pajetë. Nga shtrati i saj në spital, ajo tregoi për Univision:

“Dëgjova një celular duke rënë. Ishte pranë një personi që kishte ndërruar jetë. Drita e celularit i ndriçonte fytyrën e pajetë,” – tregoi Patricia, duke kujtuar momentet e frikshme.

Ajo arriti të përdorte celularin për të thirrur babanë e djalit të saj, duke i kërkuar me lot në sy:

“Mbroje djalin tonë. Mos i thuaj asgjë. Lutem mos më lër të vdes, sepse nuk dua që im bir të më shohë të vdekur.”

Artistë dhe figura publike mes viktimave
Në këtë tragjedi humbën jetën edhe figura të njohura publike si këngëtari Rubby Perez dhe ish-lojtarët e njohur të bejsbollit Octavio Dotel dhe Tony Blanco. Po ashtu, ndër viktimat ishte edhe Nelsy Cruz, guvernatore e Montecristit dhe motra e yllit të bejsbollit Nelson Cruz.

Tragjedia në “Jet Set Club” shënoi një nga fatkeqësitë më të mëdha civile në historinë e Republikës Dominikane, dhe dhimbja për humbjen e jetëve dhe plagët e lëna pas ndihen thellë në mbarë vendin!

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *