Ai u kundërshtua nga analisti Armand Shkullaku, por Haxhiu i qëndroi idesë së tij për cilësinë e mjekësisë shqiptare.

Tha Baton Haxhiu:

“Sa i përket infrastruktruës Shqipëria kurrë nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Sa i përket cilësisë mjeksore calon seriozisht. Kjo është për shkak të cilësisë së arsimit. Nuk ka infrastrukturë ndoshta në ndonjë vend të ballkanit një infrastrukturë më të mirë: ndërtesa, infrastrukturë shëndetësore, paiusje të reja etj. Këtu ka një diskordancë të madhe mes cilësisë së mjekëve dhe përmbajtjes së mjeksisë. E pamjaftueshme. Ça din për shëndetësinë a bën me dit? Nuk ka mjekë që konkurrojnë në europë, e ke gabim. Hiç mos u lodh me atë punë. Cilësia e kualitetit të mjeksisë në Shqipëri e ka shifrën 1.6. Në europë e ka mbi 8. Në ballkan e ka mbi 4. Kjo është statistika. Nuk ka mjek në Shqipëri që ka punim të vetëm. Por e ka në grup. Gjeje!”

Por mjeku Edvin Prifti ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e Baton Haxhiut. I kujton këtij të fundit se e ka kërkuar një herë për drekë për një mikun e tij nga Maqedonia Kardiolog.

“E kam njohur z. Baton Haxhiu kur më ftoi për drekë në një restorant në Tiranë në vitin 2009, për të ndihmuar një mikun e tij maqedonas, mjek kardiolog dr. Petrovsky i cili kishte hapur një spital privat në Tiranë, për të cilën nuk ishte e mundur që unë ta ndihmoja. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit, por mjafton kaq që një njeri të mos bëjë grimasa kur përmendet emri i tjetrit për të mos treguar mungesë të thellë karakteri?!” shkruan mjeku Prifti.

Më pas analizën e ndal në deklaratën e Batonit se në Shqipëri nuk ka mjekë të mirë.

“Mjeket Shqiptare, z. Haxhiu më të mirat dhe defektet e tyre, sigurisht ka ndër ta edhe ndonjë që çfarë nuk kanë vjellë edhe ndaj meje, por të gjithe ata pavarësisht gjithçkaje kanë trajtuar me dhjetëra mijëra paciente kosovare. Dhe unë personalisht jua njoh meritat të gjithëve, edhe kur i dua apo kur nuk i dua! Ashtu sikurse mendoj qe njeriu i ditur fal por nuk harron! Gjithesesi ju harruat mirenjohjen?!

E treta, janë këta mjekë shqiptarë të Tiranës që trajnuan me qindra mjekë kosovare në këto dekada. Ju përsëri harruat mirenjohjen! Par definition: Mosmirënjohja është defekti më i madh i karakterit të kujtdo!

E katerta ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kanë licensat e ushtrimit të profesionit jo vetëm në Komunitetin Europian dhe Amerikën e Veriut dhe këtu nuk flas vetëm për veten, ka mjekë dhe profesore shqiptarë që kanë një indeks të atillë të shkences sikurse Hirsch Index që do e kishin zili në Evropë dhe këtu nuk fus vetëm veten time, ka mjeke dhe profesore shqiptare që kanë prodhuar teknika dhe ide te reja të aprovuara ne Evrope dhe ShBA dhe këtu nuk fus vetem veten time, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që janë ndëruar me çmime shkencore dhe botërore që ju as mund ta imagjinoni dot ashtu sikurse nuk e imagjinon ndonjë mjekuc që ju shkruan?!

Unë nuk ia lejoj vetes të flas për gjëra qe s’jam kompetent por tek Ju ky parim është harruar dhe ne gjithëditurine tuaj ju kujtoj të jeni pak iluminar që të mos debatoni për shkencën, dijen, akademizmin dhe mjeksinë pasi i demtoni shumë padronët tuaj dhe nuk do t’ju falin këtë dëm. Merreni si një këshillë pozitive!” shkruan mjeku Edvin Prifti.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *