Vendimi i qeverisë Rama për rivendosjen e papritur të regjimit të vizave me Bjellorusinë fsheh një skandal të madh diplomatik dhe sigurie, i cili është diktuar nga shërbimet inteligjente britanike dhe partnerët strategjikë të NATO-s.

Në thelb, britanikët kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare se gjatë periudhës së heqjes së vizave, Shqipëria ishte përdorur si “urë kalimi” për persona të lidhur direkt me shërbimet sekrete ruse dhe ato bjelloruse. Ky alarm, sipas burimeve ndërkombëtare, ka shkuar deri në ngritjen e hipotezës se në Shqipëri po krijohej fshehurazi një rezidencë spiunazhi me agjentë të fjetur, të cilët mund të aktivizoheshin në momente kyçe për destabilizim politik.

Informacioni i britanikëve ka alarmuar në maksimum aleatët, sidomos për shkak të periudhës delikate zgjedhore në Shqipëri më 11 maj, si dhe të samitit të rëndësishëm të liderëve të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Tiranë në datat 14-16 maj.

Sipas burimeve të mirëinformuara, britanikët janë treguar tepër të shqetësuar për sigurinë në Shqipëri, pasi tashmë kanë marrë përsipër drejtpërdrejt garantimin e mbrojtjes së liderëve europianë gjatë samitit të Tiranës, sidomos në prag të vizitës zyrtare që kryeministri britanik, Keir Starmer, zhvillon në Shqipëri.

Precedenti më i rëndë që ka alarmuar shërbimet britanike dhe ato të NATO-s ka qenë kapja e grupit rus që u maskua si gazetarë dhe influencerë për të depërtuar në uzinën ushtarake të Gramshit. Rusja Svetlana Timofeeva, që refuzoi kthimin në Rusi, dyshohet nga Moska si agjente e rekrutuar nga britanikët për të zbuluar rrjetin e fshehtë të spiunazhit.

Në prapaskenë të këtij skandali qëndron edhe një takim misterioz që Edi Rama ka zhvilluar në Azerbajxhan me Aleksandër Llukashenkon, liderin bjellorus dhe satelitin e ngushtë të Vladimir Putinit. Ky takim, që sipas burimeve ishte zhvilluar me porosi të disa liderëve perëndimorë, ngre dyshime të forta se Bjellorusia ka qenë pjesë e rrugës së re që Moska po përdorte për të vendosur spiunët në Shqipëri dhe në rajon, për të ngritur një rrjet destabilizimi.

Rivendosja urgjente e vizave me Bjellorusinë është vetëm maja e ajsbergut të një historie të madhe spiunazhi dhe lojërash gjeopolitike, që tashmë ka në sfond sigurinë e Shqipërisë dhe stabilitetin e rajonit./Pamfleti

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *