Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar. Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit. Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit. Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit.

Pamjet në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi të zi. Video të tjera treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Disa persona u panë gjithashtu në zonë duke ndihmuar të plagosurit dhe duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre. Porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike.

Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.

Izraeli ishte akuzuar për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik ndaj të njëjtit port në maj të vitit 2020, duke shkaktuar kaos në transport për disa ditë pas rrëzimit të sistemit kompjuterik të portit./ REL

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *