“Me hidhërim të thellë, familja ju njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta para kohe Profesor Fatmir Memaj”, thuhet në njoftimin e shkurtër të familjes Memaj.

Newsbomb.al ka raportuar herët këtë mëngjes se profesor Fatmiri, një profesionist i palodhur dhe ndihmues i studentëve e kolegëve të rinj që i bashkoheshin ekipit të mësimdhënies në FEUT, kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Për studentët, ai ishte më shumë se thjesht një profesor, ndaj vdekja e tij i ka tronditur të gjithë.

Pavarësisht se në çdo moment rrezatonte qetësi e mirësi dhe i buzëqeshte kujtdo, profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit kishte gati një dekadë që jetonte me peshën e madhe të mungesës së djalit, Aleksit 14 vjeçar që u nda papritur dhe padrejtësisht nga jeta.

Kolegët shprehen se vdekja e Aleksit në vitin 2016 ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme të Fatmirit për ta bashkuar me të birin.

Profesor Fatmir Memaj me djalin, Aleksin

Kushdo e mban mend fushatën e madhe që nisi në vitin 2016 për të shpëtuar djalin e profesor Fatmir Memës. Aleksi 14 vjeçar u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë dhe kolegë e studentë të Ekonomikut nisën të shpërndanin ku të mundnin një mesazh ndërgjegjësues për ndihmë.

Bashkë me bashkëshorten Jola, ata vendosën të nxirrnin në shitje gjithçka për të grumbulluar shumën e madhe të parave (deri në 500 mijë euro) që nevojitej për të nisur Aleksin për kurim në Itali. Fatkeqësisht, vogëlushi nuk ia doli dot ta fitonte betejën për jetën.

Redaksia e newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes Memaj për ikjen e parakoheshme të më të shtrenjtit të tyre, kolegëve dhe studentëve në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, për ikjen e një profesionisti të mirë e pedagogu mod

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *