Ai u ndal te pensionet, kryedemokrati tha se “në Shqipëri çmimet kanë shkuar në qiell, ndërsa pensioni mbeti aty ku ishte”.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Pensionisti në fshat është i diskriminuar. Në fshat janë pensionet më të ulëta se kudo. Kanë punuar 40 vjet, kanë shkri energjitë e tyre, dhe marrin një pension qesharak. 100 ditët e para të qeverisjes, ju garantoj, se çdo burrë dhe grua në fshat, në moshë pensioni, do të marrë 200 euro si pension minimal. Do marrë 200 euro ai që merr sot 120 euro, ai që merr sot 70 euro, ai që merr sot asnjë euro. Që të gjithë, burra dhe gra, në fshat dhe kudo që janë në Shqipëri në moshën e pensionit, do marrin 200 euro, atë që ne e quajmë minimumi jetik.

Rroga minimale nuk do të jetë kurrë nën 500 euro. Rroga measatare do shkojë në 1200 euro, rroga e mësuesve do të jetë 1500 euro. Tani, me të drejtë, secili nga ju mund të shtrojë pyetjen: po ku do gjenden këto para?

Premtuam 5-fishimin e subvencioneve. Premtuam 70 milionë euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje toke. Premtuam kredi të buta. Premtojmë 200 euro minimum jetik, në fshat dhe qytet, pa diskriminim, kudo. Këto para, të dashur miq, të gjitha janë. Të gjitha i paguani ju. Qindarkë për qindarkë, u merren qytetarëve në çdo mall që ju blini. 20% taksë ju merr shteti në çdo çmim, në çdo udhëtim, në çdo litër naftë, në çdo gjë. Ua merr, por problemi është se nuk ua kthen. Dallimi midis nesh dhe atyre është ky, ne do ua kthejmë. Absolutisht! Do ua kthejmë.
Tani, ndalemi prapë po këtu. Shqipëria këtë vit kishte 8 miliardë euro buxhetin.

Në ndarje të këtij buxheti, për bujqësinë, fshati, në të cilin jeton 40% e popullatës, në të cilin prodhohet 20% e PBB, u la gjithsej 57 milionë. Për pensionistët, të cilët janë në fshat dhe qytet, së bashku, janë 760 mijë. Sa u la? 16 milionë euro nga 8 miliardë euro, të gjitha nga taksat tuaja. Nuk ka shpërndarje më cinike, më të pashpirt dhe më poshtëruese se kjo.

Se të lesh ti për 1/3 e popullit tënd 16 milionë euro. Ai fondi pensioneve është një gropë. Ai është siç është, sigurisht që ai duhet përmirësuar. Por, me fond pensionesh ti i le ata të flasin me veten e tyre, të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet. Dhe, çdonjeri i përgjegjshëm para qytetarëve të vet, çdo qeveritar, tek ky buxhet 8 miliardë, 6 miliardë, apo 10 miliardë, sa të jetë, ndan 1 miliardë, 2 miliardë, ëpr t’ua kthyer qytetarëve në pensione, në rroga. Të tjerat i përcakton për shëndetësinë, për arsimin, për bujqësinë, e me radhë.
Kurse ky, 16 milionë. I bëj thirrje çdo shqiptari, të mos e harrojë këtë shifër.

Me deputetët tanë, Tomorrin, Qaniun, etj., ne çuam në parlament ligjin e minimumit jetik. Para një viti e gjysmë, në mënyrë që të marrë fund kjo ndarje. T’i jipet çdo shqiptari 200 euro. Nuk është shpikja jonë kjo. Nuk është se e kemi nxjerr ne minimumin jetik. Minimumi jetik është domosdoshmëri absolute, në mënyrë që individi të mos jetojë në mjerim. Dhe ju them këtu, ne regjistruam. Pasi bëmë studimin, gjetëm se 15 mijë familje jetonin në varfëri ekstreme. I regjistruam, dhe në mënyrë absolute fill pas zgjedhjeve, do t’u jepnim para në dorë atyre, dhe nuk do të kishim varfëri ekstreme. Nuk ka varfëri ekstreme një vend i lirë. Nuk e lejon. Bën shpërndarje, jep para, dhe ky është rregulli.

Këta, e 5-fishuan shifrën. Këta bllokuan pensionet. Thanë do indeksojmë, dhe nuk i indeksuam. Dhe jo vetëm nuk i indeksuan pensionet, por çfarë ndodhi tjetër. Çmimet u rritën në Shqipëri nga rënia e PBB, nga importi dhe faktorët e tjerë, kanë pësuar rritjen më të madhe në rajon. Dhe çmimet në Shqipëri, litri i qumështit është më shtrenjtë në Shqipëri se në Itali.

Kilogrami i bukës, mishi, të gjitha këto kaluan në çmime të cilat, sipas specialistëve ekonomistë, për të blerë sot një pensionist, aq sa blinte në vitin 2013 me pensionin, për shkak të rritjes së çmimeve, duhet ta kishte pensionin 390 mijë lekë. Ndërkohë, e ka 160-170 mijë lekë.

Pra, duhet ta kishte 390 mijë lekë. Më ndryshe. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lek, pensioni më Mal të Zi ishte 138 mijë lekë. Sot, pensioni në Mal të Zi është 450 euro. Pensioni në Maqedoni sihte më i ulët. Sot, pensioni në Maqedoni është 380 mijë lekë. Në Serbi ishte më i ulët, sot është 405 mijë lekë.
Po pse? Sepse çdo vit qeveritë nga buxheti kalonin para tek pensionistët për të rritur pensionet, sepse rriteshin çmimet, dhe pensionisti malazez nuk i ka problem, pensionisti serb nuk i ka problem. Janë rritur çmimet, janë rritur pensionet. Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Pak fare rritje.

Ndaj dhe ne, me politikën që ndjekim i japim fund kësaj situate tmerrësisht të rëndë që është krijuar. Jo vetëm kaq. Nuk është ndonjë shumë e madhe, po është, çfarë është kjo. Është 6.3 euro në ditë për person, në standartin ndërkombëtar nuk je në varfëri ekstreme. Je në vërfëri, por jo ekstreme. Se ka dy fasho varfëria, dhe ne dalim përnjëherë nga varfëria ekstreme.

Related Posts

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq, tha Fatos Lubonja gjatë një ibterviste me gazeyarin Endri Xhafo…

Izraeli po përgatitet për një luftë të befasishme, Turqia nën shënjestër?!

Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka deklaruar së fundmi se vendi i tij “po përgatitet për një luftë të befasishme” dhe se “duhet të…

Po punonte tokën me traktor, vdes burri në Fier

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Një aksident tragjik me pasojë…

Taulant Toma arratiset për herë të 4 nga burgu në Itali, magjistari shqiptar shpon hekurat e qelisë dhe zhduket pa gjurmë

Dënimi i tij mbaron në vitin 2048, por Toma Taulant, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur ta përshpejtojë lirimin e tij, raporton Corriere della Sera. Që nga mëngjesi i…

Berisha befason me zotimin: Na sillni në pushtet, ne do t’u japim bonus 5 mijë euro për…

Berisha ka prezantuar atë që ai e ka quajtur paketa që do të sjellë ndalimin e largimit të shqiptarëve nga vendi. Berisha tha se kjo paketë do…

I mituri ndërroi jetë pasi u qëllua me thikë, familja Boba merr VENDIMIN e papritur

Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *