Zebervoki ka reaguar me tone të ashpra gjatë një transmetimi live në Instagram, ku u përball me një sërë komentuesish lidhur me incidentin mes Jozit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania. Ai theksoi se nuk po nxit urrejtje, por ishte kundër përçarjeve që po ndodhin në rrjete sociale mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të incidentit.
