Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, duket se mes tyre ka shpërthyer një acarim i papritur, i cili nisi nga një situatë e thjeshtë: një masazh

Gjatë një momenti intime, Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentit nga Kosova. Acarimi i tij u shfaq menjëherë, duke i drejtuar fjalë të forta Eglit: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

Reagimi i Egli ishte po aq i drejtpërdrejtë, duke i kthyer fjalët me një akuzë të rëndë për mungesë edukate: “Je djali më i paedukatë që kam njohur.”

Ky shkëmbim fjalësh i tensionuar ka habitur edhe shikuesit që i kanë parë gjithmonë si një ndër çiftet më të qëndrueshëm brenda shtëpisë. Pavarësisht debateve të herëpashershme, Gjesti dhe Egli kanë kaluar bashkë gjithë rrugëtimin në BBVA, duke ndarë momente emocionale, mbështetje reciproke dhe përjetime të forta.

Megjithatë, ditët e fundit të izolimit dhe stresi i afërsisë me finalen duket se po rëndojnë mbi raportin e tyre. Ende mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një shpërthim momental apo sinjal i një krize më të thellë mes tyre.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *