Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, një prej tyre i përmendi Edi Ramës diskrimin që ky i fundit i bën veriut të vendit në lidhje me investimet publike.

Rama i konsideroi këto si dëngla, pasi sipas tij, ka gjak edhe nga veriu, për shkak të një gjysheje shkodrane, teksa një e ka me origjinë nga Berati, por të lindur në Durrës, ndërsa një tjetër e ka nga Labëria, por me origjinë nga Mirdita. Në një intervistë të mëparshme për mediat italiane, Rama ka deklaruar se një prej gjysheve të tij kishte edhe gjak italian.

“Ky komenton lidhur me infrastrukturën. Një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi, por një nga më të konsiderueshëm nga pikëpamja financiare është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo në veri? Është në jug nëse marrim edhe Kosovën, dhe e konsiderojmë veri. Nëse i rrimë Shqipërisë për hartën zyrtare sot, është në veri, është në zemër, se në fakt Dibra është këtu në zemër. Rruga e Thethit është në jug apo veri, unë them në Shqipëri. Rruga që shkon në Vermosh, në jug apo veri? Rruga e Lurës sipas teje? Në jug apo në veri? Patjetër që në veri është edhe rruga e Kombit, e cila u rra rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Në një stad më të avancuar, nuk e mohoj këtë, por tek e cila edhe sot vazhdon puna. Të gjitha janë të ndërtuara nga kjo qeveri, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preket një tjetër destinacion fantastik. Ka edhe të tjera projekte për infrastrukturën e veriut. Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë shkon për në jug apo për veri? Po rruga Thumanë-Milot-Balldren-Muriqan në jug apo veri? Do akoma se ka edhe shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur medemek shkonin dhe qeverisnin ata që e donin shumë veriun dhe e përfaqësonin veriun. Edhe vetë Tropoja ishte një gropë e zezë. Sot është destinacion turistik. Këto dëngla me veri e jug mos mi tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin të kem një gjyshe një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga bregu, por ardhur nga Mirdita.”, tha Rama.

Related Posts

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut: Parlamenti t’i heqë imunitetin

SPAK i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ti hapë rrugën arrestimit. Shtohen akuzat ndaj zëvendëskryeministres që vazhdon të mbajë postin nën mbështetjen…

E papritur! Metereologet paral*jmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një…

Tr*nditet perseri vendi, pl*goset me th*ke ne mes te shkolles 15 vjecari

Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar në Sarandë. Policia tha se ngjarja ndodhi në ambientet e një shkolle…

Enada Hoxha i jep mesazhin e forte gruas qe i mori burrin: Do doja shume..

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, koreografi dhe balerini i njohur Gerd Vaso, artistja e njohur Enada Hoxha ka folur për herë të parë në…

TR*NDITET PD, JEP DORËHEQJEN NJERIU I RENDESISHEM

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike, një zhvillim që ka shkaktuar lëkundje të forta brenda strukturave të partisë. Dorëheqja u…

“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C”

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull edhe në ditët në vijim. Ai përmes një postimi në Facebook, ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *