Gerta Gixhari foli për lojën dhe eksperiencën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Kur u pyet nëse Rozana ishte kundërshtarja më e fortë e saj në shtëpi ajo tha se padyshim banorja ishte një nga ta, por përmendi gjithashtu Laertin me të cilin tha se ka patur situata edhe më të tensionuara se me Rozanën.
