Gjykata e Beratit ka shpallur sot vendimin për dy persona të njohur në rrjetin social “TikTok”, Natasha Rombula dhe djalin e saj, Armando Kumaraku, të cilët u gjykuan për keqtrajtimin e një të mituri 10-vjeçar djali i Kumarakut dhe nipi i Rombulës.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Lumturi Zhupa, Armando Kumaraku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa nëna e tij, Natasha Rombula, me 2 vite e 3 muaj. Gjykata ka pranuar gjithashtu kërkesën e prokurorisë për dënim plotësues: Armando Kumarakut i është hequr e drejta e prindërimit ndaj të birit.

Të dy u arrestuan në shkurt të vitit të kaluar, pas një kallëzimi të bërë nga nëna e fëmijës ish-bashkëshortja e Kumarakut e cila denoncoi se fëmija ishte përdorur në mënyrë të papërshtatshme në video të publikuara në TikTok.

Materialet e postuara përmbanin fjalor të pahijshëm, ndërsa fëmija ekspozohej në mënyrë të përsëritur dhe të papërgjegjshme në rrjetet sociale.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *