Pas denoncimit, ai është arrestuar dhe ka vuajtur një dënim afër tre viteve burg – nga viti 2020 deri në 2023 – një periudhë që përkon me vitet e pandemisë.
Juristë zviceranë të kontaktuar nga mediat theksojnë se dënime të tilla për dhunë jepen vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta.
Burime të afërta me ish-partneren bëjnë me dije se pas dënimit, ajo ka ndërprerë çdo kontakt me Jozin, ndërsa vendi i vuajtjes së dënimit thuhet të ketë qenë në një nga kantonet frankofone të Zvicrës.