Ben Blushi ka qenë një nga zërat më kritik dhe më të fuqishëm e trondiste qeverinë e Edi Ramës sa herë që kumbonte në parlament. Më pas ai themeloi partinë “Libra”, e cila rroku një rezultat spektakolar në pjesëmarrjen e parë në zgjedhjet parlamentare dhe pse për një fije nuk arriti të nxirrte një deputet. Pas kësaj Ben Blushi u katapultua në media duke hequr dorë nga politika dhe nga partia dhe duke u bërë drejtor i përgjithshëm i Top Channel.
